Pas takimeve në Shkodër dhe në Elbasan, Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku shkoi në Durrës. Në takimin me vartësit e saj, ajo u shpreh se konstatohet ulje të veprave penale kundër jetës, por ka një rritje të agresivitetit nga grupet kriminale në kryerjen e këtyre veprave penale.

“Autorët në funksion të realizimit të qëllimeve të tyre kriminale janë të gatshëm të sakrifikojnë çdokënd që mund të jetë rastësisht në rrezen e tyre të veprimit. Kjo vjen nga mosndëshkimi, apo ndëshkimi i lehtë dhe jo proporcional me krimin e kryer dhe rrezikshmërinë e autorit”,

deklaroi Marku.

Kryeprokurorja shtoi se për krimet përmes Portit të Durrësit, prokurorët duhet të nisin hetime kryesisht dhe jo të rrinë në pritje të referimit nga policia apo nga vetë doganat.

/abcnews.al