Lajme Arkiva 2003

Qyteti i Kukësit dhe fshatrat përreth kanë mbetur pa ujë për shkak të një shpërthimi tritoli në tubacionin kryesor të ujësjellësit.

Shpërthimi i ndodhur gjatë orëve të natës ka shkaktuar një çarje pre 40 centimetrash në tubacionin kryesor të ujësjellësit Kolesianit dhe kjo ka bërë që të ndërpritet pë 24 orë furnizimi me ujë për 35 mijë banorë të Kukësit dhe fshatrave.

Burime nga drejtoria e policisë së rrethit bëjnë të ditur se nuk janë identifikuar ende autorët e kësaj ngjarje ndërsa një grup hetimor po merret me zbardhjen e ngjarjes.

Sipas hetimeve paraprake vendosja e sasisë së tritolit mund të jetë bërë si shenjë proteste nga banorët e fshatit për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Ndërkohë po punohet për riparimin e tubacionit kryesor i cili ndodhet 19 kilometra larg qytetit./tvklan.al