Policia ka arrestuar një 68-vjeçar në Malësi të Madhe për kultivim të kanabisit.

Në fshatin Shegan u evidentuan 62 fidanë kanabisi, për të cilat policia identifikoi dhe arrestoi si autor 68-vjeçarin Gj.K. banues në të njëjtin fshat.

Gjithashtu, bazuar në hetime dhe inteligjencën policore, dyshohet se  68-vjeçari është dhe autor i  kultivimit të 103 fidanëve kanabis të asgjësuara nga policia me datë 24.08.2024 në territorin e fshatit Gashaj, Njësia Administrative Kastrat.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

/tvklan.al