Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Marklen Hakën alias Marklen Aliu, i dyshuar për disa vepra të rënda penale.

33-vjeçari u arrestua të premten në zonën e Niklës në Fushë-Krujë pasi ishte shpallur në kërkim në muajin Maj gjatë operacionit të koduar “Revanshi” ku u firmosën 50 urdhër-arreste për kokat e krimit të organizuar në vend.

Marklen Haka akuzohet për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, dhe po ashtu ka bashkëpunuar me persona të tjerë për vrasjen e ish-deputetit Arben Ndoka.

Ndaj Hakës janë bërë disa atentate, më i rëndi është ai i 21 Shtatorit 2019 ku humbi jetën halla e  tij. Në atë kohë në drejtim të banesës së Marklen Hakës u qëllua me breshëri kallashnikovi.

/tvklan.al