Kush është 44-vjeçari që ka bërë “kërdinë” me fshehjen e të ardhurave (Emri)

Kush është 44-vjeçari që ka bërë “kërdinë” me fshehjen e të ardhurave (Emri)

13:54 10/07/2019

Një 44-vjeçar me precedent të mëparshëm penal është

arrestuar nga uniformat blu të Tiranës, për veprat penale të vjedhjes në shuma

të mëdha, vetëgjyqësisë dhe fshehje e të ardhurave.

Ai është Mislim Jella, thonë burimet për tvklan.al. 44-vjeçari ka qenë i dënuar tre herë për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë. Bashkë me të në pranga ka rënë edhe 45-vjeçari me iniciale F.I. Mislim Jella dhe 45-vjeçari kishin bërë një kontratë fiktive për shitjen e një prone.

Bëhet fjalë për një shtypshkronjë në Tiranë, të cilën Jella ia shiti qytetarit me iniciale F.I. për shumën 1 milionë Lekë të vjetra, kur në fakt ky biznes ka xhiro mujore prej 100 milionë Lekësh. Kjo lëvizje, sipas policisë, është bërë për të fshehur të ardhurat që duhet të paguhen nga TVSH-ja, që në këtë rast konkret përllogariten në rreth 8 milionë Lekë.

Po kështu, Mislim Jella ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme

dy makina tip Mercedes-Benz që janë pronë e një banke të nivelit të dytë, për

të cilat kolateralin dhe kredinë e paguanin shtetasit N.SH dhe O.SH.

Gjithashtu, Jella ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme xhiron mujore të një biznesi në pronësi të shtetases O. Sh, në vlerën rreth 550 milionë Lekë të vjetra. /tvklan.al

Të ngjashme
Kolegji Profesional
AKSHI