Giu

Haxhi Giu, prokurori i arrestuar mesditën e kësaj të mërkure, ka një eksperiencë gati 20 – vjeçare në drejtësinë shqiptare.

Ai e ka nisur karrierën e tij në Mat dhe në vitin 1998 është transferuar në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka qëndruar deri në vitin 2008.

Në këtë periudhë, më urdhër të ish – Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, ai transferohet në Prokurorinë e Krujës. Ndërsa kohët e fundit kishte bërë kërkesë për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Krujës.

55 – vjeçari ka qënë një ndër prokurorët e rëndësishëm gjatë periudhë 2000 – 2008, ku ka hetuar çështje mjaft të rëndësishme. Ai mbahet mend si drejtues i grupit të prokurorëve që hetuan vrasjen e ish – liderit të Dhjetorit, Azem Hajdari.

Në një proces gjyqësor maratonë, u cilësuan fajtorë Jaho Mulosmani, i cili u dënua përjetë, si dhe dy vëllezërit Izet e Ismet Haxhia, që u dënuan përkatësisht me 25 dhe 20 – vjet heqje lirie. I vetmi që u shpall i pafajshëm ishte Fatmir Meta. Ai u lirua nga salla e gjyqit.

Tv Klan