Ky që shihni në foton e mësipërme është shqiptari Qamil T., i cili ka vrarë me armë zjarri partneren e tij 19-vjeçare Krisjana B. në zonën e Pireut në Greqi. Fotoja e autorit të krimit të rëndë është bërë publike nga mediat greke.

Sipas informacioneve të bëra publike në mediat greke, viktima Kristjana B. është po ashtu me origjinë shqiptare.

Në foto: Qamil T., autori i vrasjes së parneres së tij Krisjana B.

Raportohet se krimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, kur të dy ishin kthyer në shtëpi pas punëve respektive. Pas vrasjes, autori i vrasjes, shqiptari Qamil T. shkoi vetë në polici dhe u dorëzua.

25-vjeçari shqiptar u tregoi hetuesve se kishte vrarë partneren e tij 19-vjeçare. Në dëshminë e tij ai ka thënë se ishte xheloz për të dashurën. Fillimisht ka patur një sherr mes tyre, sipas raportimeve nga mediat greke që i referohen burimeve policore për dëshminë e 25-vjeçarit. Më pas, e qëlloi dy herë me pistoletë 19-vjeçaren duke e lënë të vdekur në vend.

Në foto: Qamil T., autori i vrasjes së parneres së tij Krisjana B.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shqiptari ka qenë edhe nën efektin e kokainës kur vrau partneren rumunëve një vit më parë.

Pas vetëdorëzimit të 25-vjeçarit, policia shkoi në banesën e çiftit dhe aty gjeti trupin e pajetë të 19-vjeçares shqiptare. Autori i krimit të rëndë Qamil T. është arrestuar.

Policia greke po heton rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes tragjike./tvklan.al