Jonida Proga, motra e Egli Progës, 42-vjeçarit në Pogradec që humbi jetën tragjikisht, ka rrëfyer në “Opinion” në Tv Klan, detaje rrëqethëse të vdekjes së vëllait të saj. Një nga momentet më prekëse të rrëfimit është edhe reagimi i dy fëmijëve të Eglit kur e morën vesh. Ai ka lënë pas dy djem, 12 dhe 3 vjeç, ndërsa ka qenë i madhi ai që menjëherë i ka dërguar mesazh Jonidës.

Blendi Fevziu: Ndërkohë, vëllai ka lënë dy fëmijë apo jo? Çfarë moshe janë?

Jonida Proga: I madhi Hermes është 12 dhe i vogli është 3 vjeç.

Blendi Fevziu: Si ka reaguar i madhi?

Jonida Proga: I madhi që atë natë e ka marrë vesh, meraku im i madh ishte i madhi, e ka marrë vesh nga mami i vet dhe më ka bërë mesazh nipi.

Blendi Fevziu: Çfarë thoshte?

Jonida Proga:Të dua shumë halla, ma puth gjyshin shumë”. U bë i fortë direkt.

Blendi Fevziu: Po i vogli?

Jonida Proga: I vogli vetëm kur na dëgjon ne dhe e kërkon. Nuk po e kërkon siç e kërkon përditë.

Jonida Proga shton se ka qenë kërkesa e shumë njerëzve hapja e një “Go Fund Me” për të ndihmuar familjen. E përlotur, ajo ka falenderuar median dhe njerëzit si mbështetje dhe ndihmë e madhe në këto ditë të vështira.

“Kemi ndier prezencën, dashurinë dhe dhembshurinë e njerëzve. Ju falenderoj shumë që të gjithë. ndihma e madhe e jona, e para ka qenë media dhe njerëzit dhe e them me sinqeritet. Ndjeshmërinë që ne kemi ndier ka qenë media, gazetarët që kanë ardhur dhe njerëzit pafund. Ju falenderoj shumë për gjithë ngushëllimet, gjithë mbështetjen, e di që e kanë ndier në lëkurë atë që nuk mund ta them sesa e tmerrshme është”, përfundoi Jonida e ngashëryrer./tvklan.al