Analisti Artan Hoxha mendon se lëvizjet e fundit që Rama bëri në Partinë Socialiste tregojnë që ai e mendon veten përtej 2029-ës. Në shpjegimin që ai jep në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Hoxha thotë se njëkohësisht  po bën një transfuzion të ngadaltë të partisë. Më tej, ai vijon duke thënë se Rama po evidenton figura të reja, po largon të vjetra por gjithnjë duke mbetur vetë në krye për të treguar se është lideri absolut.

Artan Hoxha: Duhet të japësh një shpjegim pse i bën këto lëvizje se që i ka mundësitë t’i bëjë i ka, pyetja është pse i bën? Mendoj që ai në mendjen e vet duke e menduar veten përtej 2029, po bën një lloj transfuzioni gradual dhe afatgjatë të të gjithë partisë. Po jep mundësi për krijimin e figurave të reja ekzekutive, disa prej tyre do i dalin holba, do i dalin, disa do i dalin saktë, do i kalojë këtej. Po i jep një shans të  fundit një pjese të vogël të të vjetërve,  kini parasysh: në garën për 142  deputetë, vetëm maksimumi 40 janë garë e hapur. Ndaji përgjysmë  këto, një 20-she mund të mbijetojë nga kasta e vjetër.  Pjesa tjetër do të skarcohen, kuptohen. Te ekzekutivi, ka qarkulluar dhe ka dhënë mundësi për t’u evidentuar në ekzekutiv shumë figura, i ndërron, sipas rastit, përfiton edhe nga fakti që çlirohet nga ngarkesa politike, por si krijohet lideri absolut? Vetëm ai është shtylla e qëndrueshme, e pandryshueshme, të gjithë të tjerët janë relativë, rrotullohen, hiqen, vihen, hipin, ngjisin ndaj ai bën të gjitha këto lëvizje./tvklan.al