Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 1 Korrik 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Shuhet kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare. Vepra e tij u përkthye në 45 gjuhë të botës

U shua mëngjesin e sotëm në moshën 88-vjeçare kolosi i letrave shqipe, shkrimtari i njohur Ismail Kadare. I nderuar me çmime dhe titujt më të lartë në vend dhe në arenën ndërkombëtare, veprat e tij u përkthyen në 45 gjuhë të botës.

Shuarja e Kadaresë, jehonë në mediat ndërkombëtare: Njeriu që rrëfeu fshehtas botës fytyrën e regjimit

Ndarja nga jeta e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare është pasqyruar menjëherë në mediat botërore. Ai konsiderohet si njeriu që i rrëfeu fshehurazi botës, fytyrën e vërtetë të regjimit totalitar të Enver Hoxhës.

Shefat e spitaleve publike, jo më edhe në privat. Rama: Rasti i Onkologjikut, krim ndaj njerëzimit

Shefat e spitaleve publike nuk do të mund të punojnë më në të ardhmen edhe në spitale private ndërsa mjekët do të mund ta bëjnë këtë me leje. Kryeministri Edi Rama tha se ajo që u zbulua në spitalin Onkologjik ishte një krim ndaj njerëzimit.

Më pak se 30 minuta nga Tirana në Thumanë. Autostrada e re shkurton ndjeshëm lidhjen me veriun

Vrau Pjerin Xhuvanin, 7 vite burg Arbër Paplekajn. Apeli ndryshon vendimin: Qëlloi për vetëmbrojte

Ish-efektivi i RENEA, Arbër Paplekaj dënohet përfundimisht me 7 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Gjykata e Apelit ndryshoi vendimin e shkallës së parë dhe e shpalli atë fajtor për vrasje në kushtet trondjes së rëndë psikologjike dhe vetëmbrojtjeje.

Kampionati Europian, Belgjika shumë e fortë për Francën. Sllovenia sfidon Portugalinë

Trump merr imunitet të pjesshëm. Gjykata e lartë: I mbrojtur për aktet zyrtare

Me 6 vota pro dhe me 3 kundër anëtarët e Gjykatës së Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë imunitet të pjesshëm ish-presidentit Donald Trump. Gjykata thotë se presidentët kane imunitet absolut nga hetimet për veprimet zyrtare.

/tvklan.al