Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 13 Gusht 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Anjola Hamzaj

Headlines 13 Gusht 2024

Përmirësohet situata e zjarreve në vend. Vihet nën kontroll vatra në Selenice, pranga piromanit 63-vjeçar
Permiresohet situata e zjarreve ne vendin tone. Ministria e Mbrojtjes njofton se ka vene nen kontroll vatrën e zjarrit ne Selenice. Ndersa eshte ulur intensiteti i zjarrit ne zonen e Malit te Thate ne Prespe. Arrestohet nje 63-vjeçar, dogji 10 ha toke.

Rriten shifrat e hyrjes së turistëve nga porti i Durrësit. Në 10 ditët e para të gushtit erdhën mbi 54 mijë
Turistet e huaj po preferojnë gjithë e me shume te vijnë ne Shqiperi me ane te rrugëve detare. Brenda 10 diteve te para gushtit kane hyre mbi 54 mije vizitore, ose 9 përqind me shume, krahasuar me te njëjtën periudhe te viti me pare.

651 mijë vizitorë në sitet kulturore, 42% më shumë se në vitin e shkuar. Turistët, të joshur dhe nga objektet e kultit
Sipas ministrisë se Kultures, ne 7 muaj pare të këtij viti janë vendet kulturore janë vizituar nga 615 mijë turisë, 42% me shume se nje vite me pare. Turistet e huaj po joshen edhe nga objektet e kultit ne Shqiperi.

Vrasja e 42-vjeçarit në Pogradec, gjykata le në burg autorin.“Detyrim paraqitje” për 3 dëshmitarët
Gjykata e Korçës la ne burg pa afat Denis Meçen autorin e dyshuar pe vrasjen e Egli Proges. Mase detyrim paraqitje u dha edhe per tre deshmitaret e ngjarjes. Familjaret e viktimes kontestuan vendimin e gjykatës.

Rusia, gati për sulme bërthamore në Europë? FT: Flota ushtarake ruse është stërvitur për luftë me NATO-n
E përditshmja Financial Times, bazuar ne dokumentet sekrete paralajmëron se Rusia mund të paralizojë Europën me sulme bërthamore, nëse nis një luftë me NATO-n. Ushtria e këtij vendi është e stërvitur për të kryer sulme me raketa bërthamore në gjithë kontinentin.