Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 13 Gusht 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 13 Gusht 2024

Përmirësohet situata e zjarreve në vend. Vihet nën kontroll vatra në Selenice, pranga piromanit 63-vjeçar
Permiresohet situata e zjarreve ne vendin tone. Ministria e Mbrojtjes njofton se ka vene nen kontroll vatrën e zjarrit ne Selenice. Ndersa eshte ulur intensiteti i zjarrit ne zonen e Malit te Thate ne Prespe. Arrestohet nje 63-vjeçar, dogji 10 ha toke.

Rriten shifrat e hyrjes së turistëve nga porti i Durrësit. Në 10 ditët e para të gushtit erdhën mbi 54 mijë
Turistet e huaj po preferojnë gjithë e me shume te vijnë ne Shqiperi me ane te rrugëve detare. Brenda 10 diteve te para gushtit kane hyre mbi 54 mije vizitore, ose 9 përqind me shume, krahasuar me te njëjtën periudhe te viti me pare.

651 mijë vizitorë në sitet kulturore, 42% më shumë se në vitin e shkuar. Turistët, të joshur dhe nga objektet e kultit
Sipas ministrisë se Kultures, ne 7 muaj pare të këtij viti janë vendet kulturore janë vizituar nga 615 mijë turisë, 42% me shume se nje vite me pare. Turistet e huaj po joshen edhe nga objektet e kultit ne Shqiperi.

Vrasja e 42-vjeçarit në Pogradec, gjykata le në burg autorin.“Detyrim paraqitje” për 3 dëshmitarët
Gjykata e Korçës la ne burg pa afat Denis Meçen autorin e dyshuar pe vrasjen e Egli Proges. Mase detyrim paraqitje u dha edhe per tre deshmitaret e ngjarjes. Familjaret e viktimes kontestuan vendimin e gjykatës.

Rusia, gati për sulme bërthamore në Europë? FT: Flota ushtarake ruse është stërvitur për luftë me NATO-n
E përditshmja Financial Times, bazuar ne dokumentet sekrete paralajmëron se Rusia mund të paralizojë Europën me sulme bërthamore, nëse nis një luftë me NATO-n. Ushtria e këtij vendi është e stërvitur për të kryer sulme me raketa bërthamore në gjithë kontinentin.

Padi në CAS për humbjen e Valiev në çerekfinale. Federata e mundjes: Iu mohua gara për të artën

Federata Shqiptare e Mundjes ka paditur në Gjykatën e Arbitrazhit humbjen e Shermen Valiev në çerekfinalen e Olimpiadës. Sipas padisë, arbitrat i mohuan mundësit të Shqipërisë të drejtën për të garuar për medaljen e artë.

Gjendet ujë i lëngshëm në planetin Mars. Ndodhet shumë thellë dhe vështirë të nxirret

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA ka zbuluar për të parën herë, ujë të lëngshëm në planetin Mars, vendimtar për zhvillimin e jetës. Problemi është se uji gjendet 20 kilometra nën sipërfaqe dhe vështirë se mund të nxirret.