Marcelo Brozovic ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja kroate. Mesfushori e ka bërë këtë të ditur nëpërmjet një letre në rrjetet sociale.

Në moshën 31-vjeçare, Brozovic vendos ta mbyllë aventurën e tij me kombëtaren e Kroacisë, pas plot 99 ndeshjeve të luajtura.

“Ju më njihni mirë dhe e dini që nuk jam edhe aq i mirë për fjalë. Për këtë letër lamtumire, do të mjaftonte vetëm një numër: 99. Kam pasur nderin të luaj shumë ndeshje me ekipin kombëtar të Koracisë dhe do e mbyll karrierën time me kombëtaren pas 99 ndeshjeve.

Gjithmonë jam dhënë 100%, energji, forcë dhe pasion për Kroacinë. Ky është standardi që e kanë vendosur shumë lojtarë të mëdhenj para meje, standardi për të cilin kemi aspiruar të gjithë në këtë brez të paharrueshëm dhe standardi për të cilin duhet të përpiqet të gjithë ata që vijnë.”, shkruan Brozovic.

Mesfushori e nisi aventurën e tij në ekipin e parë të Kroacisë në vitin 2014 dhe pas 10 viteve, numëron 99 ndeshje të luajtura, ku ka shënuar edhe shtatë gola.

Aktualisht Brozovic është pjesë e Al Nassr në Arabinë Saudite, ndërsa spikati me Interin më herët, por edhe me Dinamo Zagreb. /tvklan.al