Demokratët edhe sot i akuzuan të gjithë strukturat shtetërore se sipas tyre, kanë qenë të koordinuara për të fshehur të vërtetën e vrasjes së Egli Progës nga Denis Meçe.

Në një deklaratë për mediat, selia blu deklaron se të gjitha veprimet dhe mosveprimet e strukturave përgjegjëse, të gjitha vonesat në reagim apo në vlerësimin e situatës, janë të qëllimshme, të kryera në mirëkuptim të plotë kriminal, mafioz, me të vetmin qëllim, fshehjen e autorëve e minimizimin e aktit kriminal.

Sipas Partisë Demokratike, Egli Proga u vra nga banda e patronazhistëve të rrugës dhe u përdhos nga banda e patronazhistëve në polici, prokurori e gjykatë.

Tv Klan