lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 13 Maj 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 13 Maj 2024

Vritet një efektiv i policisë në Fier. U qëllua më një plumb në kokë nga një i ri i skeduar nga autoritetet

Vritet një efektiv i forcave “Shqiponja” ne Fier. 28-vjeçari Novruz Cenaliaj u qellua me një plumb në kokë nga një 23 -vjeçar i skeduar. Dyshohet se shkak është bërë një konflikt i çastit pas një parakalimi me makinë.

Balla: E papranueshme të ngresh dorën ndaj një efektivi të policise. Autori të dorëzohet

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i bën apel të dorëzohet autorit të vrasjes së efektivit të forcave “Shqiponja” në Fier. Balla thotë se të ngresh dorën ndaj një efektivi të policisë është e papranueshme dhe se autori duhet të vihet para ligjit.

Rama: Çështja “Beleri”, histori e politikes greke. Qytetarët e dy vendeve meritojnë më shumë

Kryeministri Edi Rama thotë se çështja “Beleri” është një histori e politikës greke dhe që nuk u përket shqiptarëve. Në një intervistë për mediat greke, Rama shprehet se qytetarët e ty vendeve presin më shumë se ajo që u ka ofruar politika.

Aksi Thumanë-Kashar, drejt përfundimit. Balluku: Rrugë inteligjente, abonimet monitorohen me kamera

Aksi Thumanë – Kashar është drejt perfundimit, pasi deri tani ka përfunduar 90% e punimeve. Zëvendeëskryeministrja Belinda Balluku thote se kjo do te jete nje autostrade inteligjente, pasi mjetet do te monitorohen me kamera.

Fitorja e VMRO kthen tensionet mes Shkupit e Athinës. Mitsotakis reagon kundër Davkovës

Fitorja e VMRO-DPMNE rikthen tensionet mes Shkupit e Athinës. Kryeministri Mitsotaqis reagoi ashpër ndaj mospërmendjes së emrit zyrtar te vendit nga presidentja e Maqedonise se Veriut, duke e quajtur provokues dhe te paligjshem.

Sylvinho: Çdo gjë mund të ndodhë në Europian duhet sakrificë, por kam besim te lojtarët

Silvinjo kërkon sakrificë nga lojtarët e kombëtares kuqezi për të pasur një paraqitje të mirë në Euro 2024. Në një intervistë për revistën “Uorld Soker” trajneri i Shqipërisë thotë se në një turne kaq intensive mund te ndodhe gjithçka.

/tvklan.al