Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 14 Gusht 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço
Headlines 14 Gusht 2024
Vrasja në Pogradec, policia dhe urgjenca mohojnë akuzat. Reagon edhe politika

Policia e Urgjenca Kombëtare hodhën poshtë si të pabaza akuzat për vrasjen e një 42-vjeçari në Pogradec. Kreu i policisë, Muhamet Rrumbullaku tha se uniformat blu nuk kanë fshehur asgjë. Ndersa prokuroria ka nisur hetimet ndaj nje inspektori te Policise per ngjarjen. Reagojnë kryeministri Rama dhe opozita.  

Ekstradohen nga Dubai, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe. Spanja vendos të sjellë Lulzim Berishën

Ekstradohen nga Dubai të shumëkërkuarit e drejtësisë, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe të akuzuar për një sërë krimesh të rënda. Edhe një gjykatë në Spanjë pa pranuar të sjellë në Shqipëri, ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.

Zjarret shkrumbojnë 300 hektarë në parkun kombetar të Prespës. Vijnë 2 avionë nga Rumania

Mbetet e vështirë situata nga zjarret në parkun Kombëtar të Prespës që llogaritet që në 9 ditë të ketë shkrumbuar deri në 300 hektarë pyje. Mesditën e sotme nisi ndërhyrja nga ajri nëpërmjet dy avionëve të ardhur nga Rumania.

Vala e të nxehtit afrikan arrin pikun këtë të premte me 41 grade celsius në hije

Flakët e zjarreve po ndihmohen edhe nga i nxehti përvëlues që ka përfshirë vendin këto ditë. Sinoptikanët thonë se piku do të arrijë të premten kur termometri do të shënojë mbi 41 gradë celsius në hije. Probleme nga i nxehti në të gjithë Europën.

“The Mirror”: Shqipëria, Maldivet e Europës. Det i mrekullueshem, çmime të favorshme

Tabloidi i njohur britanik “The Mirror” i ka kushtuar vëmendje turizmit shqiptar duke e krahasuar rivierën e jugut me Maldivet. Në një shkrim të saj thuhet se pushuesit kanë gjetur këtu plazhe të mrekullueshme dhe çmime të favorshme.

Ofensiva ukrainase, Belgorodi shpall emergjencën. Biden: Putin është në dilemë

Pas Kurskut, edhe rajoni tjetër rus i Belgorodit shpall gjendjen e emergjencës nga rreziku i zgjerimit të sulmit tokësor të ukrainasve. Presidenti amerikan Xho Bajden tha se sulmi i beftë i ushtrisë së Kievit e ka vënë Putinin në një dilemë të vërtetë.