Lajme Tv Klan 17 Gusht 2022, ora 15:30





Lajme Tv Klan 17 Gusht 2022, ora 15:30

16:41 17/08/2022

#Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 17 Gusht 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headline 17 gusht 2022
Dështon operacioni per kapjen e Florenc Capjas. Shpallet në kerkim babai I tij, iu gjetën mjete te vjedhura.
Dështon operacioni për kapjen e Florenc Çapjas, i cili akuzohet për një sërë veprash të rënda penale. Policia shpalli në kërkim babain e tij, pasi gjatë kontrollin në biznesin e tij gjeti një makinë dhe targa të vjedhura që dyshohet se do përdoreshin në vrasje

Zbardhet dosja e italianëve që shisnin ar të rremë. Dyshohet se në skemën e mashtrimit ka bashkëpunëtor.
TV Klan zbardh dosjen e dy mashtruesve italianë që shisnin ar të rremë në Shqipëri dhe Mal të Zi. Policia nisi hetimet pasi siguroi të dhënat nga një grup në rrjetet sociale. Dyshohet se ata kishin bashkëpunëtor.

Plehrat “pushtojnë” Shkodrën. Kaos prej 2 ditësh, bashkia premton zgjidhje të situates Brenda 24 orësh.

Në mes të sezonit turistik Shkodra po përballet me një situatë kaotike me mbetjet. Prej më shumë se 48 orësh kazanët janë oplotë, ndërsa mbeturinat kanë mbuluar trotuaret. Bashkia premton zgjidhje brenda 24 orëve.

1 në 3 automjete ngelin në kolaudim. DSHPTRR: Shkak, shkarkimi I gazrave dhe problemet me frenimin.

1 në çdo 3 makina që hyjnë në kontrollin teknik ngelin. Në 7 muajt e fundit nga rreth 200 mijë automjete kanë ngelur rreth 62 mijë prej tyre. Shkaqet kryesore mbeten defektet në sistemet e frenimit, drejtimit dhe shkarkimit të gazrave.

Tensionet në very, Stoltenberg takon Vuçiçin dhe Kurtin. Takimi pas vendimit për reciprocitetin
Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg po zhvillon sot takime të ndara me kyeministrin, Albin Kurti dhe presidentin, Aleksandar Vuçiç. Takimi vjen pas vendimit të Prishtinës për zbatimin e reciprocitetit. Kurti e Vuccic takohen nesër në Bruksel.

Biden firmos paketën për klimën e taksat. Të pasurit do të paguajnë më shumë, synohet dhe ulja e inflacionit.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Xho Bajden firmosi hyrjen në fuqi të ligjit të ri që synon të frenojë inflacionin dhe ndryshimet klimatike. Me një situatë të vështirë po përballet edhe britania e madhe ku inflacioni ka arritur nivelin më të lartë në 40 vitet e fundit













Të ngjashme