Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 17 Gusht 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Redi Prifti

Headline 17 Gusht 2024

Shengeni: Shqipëria, mes 10 destinacioneve më të mira të 2024 për çmimet dhe shërbimin

Indeksi i Turizmit Veror të hapësirës “Shengen” e rendit Shqipërinë mes 10 destinacioneve më të mira të këtij viti.Vendi ynë vlerësohet për çmimet, shërbimin, ushqimin dhe temperaturat që gjejnë vizitorët e huaj në verë.

Rekord zjarresh në 24 orët e fundit. U konstatuan 44 vatra, 10 prej tyre janë aktive

24 orët e fundit kanë shënuar një numër rekord vatrash zjarri, 44 të tilla të identifikuara nga veriu në jug të vendit. 10 vatra janë ende aktive ku më problematike është situata në Parqet Kombëtare të Prespës dhe të Tomorit.

Lihet në burg shefi i trafiqeve në Durrës: Nuk e dija çfarë kishte në zarfin që më dhanë

Do të qëndrojë në burg shefi i anti-trafiqeve në policinë e Durrësit, i akuzuar për marrjen e 10 mijë eurove nga një biznesmen. Para gjykatës ai tha se nuk e dinte se çfarë kishte në zarfin që i dhanë, por pretendimet e tij nuk u morën parasysh.

103 mijë persona jetojnë vetëm në Shqipëri. Sociologet zbulojnë shkaqet

Mbi 103 mijë persona jetojnë të vetmuar në Shqipëri, sipas të dhënave të fundit të censit të popullsisë. Sociologët shprehen se ka ndikuar emigracioni, por dhe fenomeni global i të rinjve që duan të shkëputen nga familja tradicionale. 

Shtyhen negociatat për fundin e luftës në Gaza. Biden: Jam optimist se marrëveshja është pranë

Negociatat e Dohas për armëpushimin në Rripin e Gazës u shtynë për javën e ardhshme. Megjithatë presidenti amerikan Xho Bajden shprehu optimizmin se marrëveshja është pranë, pavarësisht se ndasitë mes palëve ende ekzistojnë.

Kumbulla zyrtarizohet tek spanjollët e Espanjol. Mbrojtesi i kombëtares huazohet për një sezon

Marash Kumbulla do t’i bashkohet Espanjolit në La Ligën Spanjolle në formë huazimi. Mbrojtësi 24-vjeçar i kombëtares shqiptare u prezantua këtë të shtunë tek skuadra e re ku do të aktivizohet gjatë këtij sezoni.