Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 16 Gusht 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Redi Prifti

Fluturimet, Shqipëria me rritjen më të madhe në Europë. 259% më shumë se tremujori i dytë i 2019

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit vijon të mbajë mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve. Të dhënat e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve vërejnë se në tremujorin e dytë rritja ishte mbi 259% më shumë se në 2019.

29 zjarre në 24 orë, 14 janë aktive. Problem parqet kombëtare të Prespës dhe Tomorit

29 vatra zjarri u identifikuan nga autoritetet në 24 orët e fundit duke shënuar ditën më të vështirë në betejën me flakët. 14 vatra janë ende aktive nga veriu në jug, por më problematike situata është në Parqet Kombwtare tw Prespës dhe Tomorit.

Lija e majmunit, ekspertët: Nuk ka vend për panik. Të lindurit para ’90 janë imunë

Identifikimi i rastit të parë me Linë e Majmunit në Europë ka tërhequr vëmendje, por mjekët thonë se nuk ka vend për panik. Ekspertët thonë se të lindurit para viteve 90 në Shqipëri janë të mbrojtur për shkak të vaksinave të marra.

BE: Kosova rrezikon të mbetet vetëm. Të dëgjojë aleatët për urën e lumit Ibër

Brukseli paralajmëron Kosovën se rrezikon të mbetet vetëm nëse nuk dëgjon këshillat e aleatëve për hapjen e urës në lumin Ibër. BE thotë se është në interes të Prishtinës që për këtë çështje të konsultohet me miqtë ndërkombëtarë.

Rusia akuzon NATO-n për sulmin në Kursk. Ukrainasit vijojnë të fitojnë territore

Ukrainasit vazhdojnë të zgjerojnë hapësirën nën kontrollin e tyre në territorin rus. Ndërsa Moska akuzoi NATO-n dhe vendet perëndimore si planifikueset kryesore të sulmit tokësor në rajonin rus të Kurskut.

Rekord penalltish në një ndeshje në Europë. Në Ajax – Panathinaikos u goditën 34 në total

34 penallti të goditura në një ndeshje. Sfida e Europa Ligës mes Ajaksit dhe Panathinaikosit vendosi një rekord të ri në kompeticionet europiane. Në fund triumfoi skuadra holandeze që u kualifikua për më tej.