Një 46-vjeçar dyshohet se është goditur me thikë pas një konflikti të çastit në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake të policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shaban Bardhoshi”.

46-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital dhe po merr kujdesin mjekësor. Ndërkaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave.

“Më datë 16.08.2024, rreth orës 21:00, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës shtetasi D. Xh., 46 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” njoftojnë blutë e Tiranës.


/tvklan.al