Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 17 Korrik 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 17 korrik 2024

Rama: Sulm i organizuar ndaj turizmit në Shqipëri. Rritja e çmimeve në bregdet, vetëvrasje e sipërmarësve

Kryeministri Rama deklaron se ka një sulm të organizuar për të dëmtuar turizmin shqiptar. Në një takim me kryebashkiakët, ai tha se sistemet e sigurisë kanë ndezur dritën e kuqe, por kërkoi edhe nga bizneset që të ulin çmimet.

Shish: Rusia dhe Serbia, ndërhyrje në Shqipëri. Dy vendet kanë realizuar veprimtari spiunazhi

Rusia dhe serbia kanë ndërhyrë në Shqipëri me qëllim për të kryer veprimtari armiqësore spiunazhi. Drejtoresha e shërbimit informativ shtetëror, tha në komisionin e sigurisë se autoritet kanë realizuar kundërvënie konkrete ndaj tyre.  

Kujdes me 18 dhe 19 Korrik, ditët më të nxehta. Temperatura arrin deri në 43 gradë.

E enjtja dhe e premtja do të jenë përvëluese, me temperatura që arrijnë deri në 43 gradë. Sinoptikanët paralajmërojnë të bëhet kujdes me ekspozimin në diell, teksa thonë se këto janë ditët më të nxehta që janë regjistruar përgjatë këtij viti.

Vapa përvëluese mbërthen  gjithë rajonin. Athina kufizon oraret e punës, mbyllet Akropoli

Vapa përvëluese ka mbërthyer të gjithë rajonin e Ballkanit. Athina shkurtoi orët e punës dhe mbylli Akropolin për vizitorët. Në Maqedoninë e Veriut shpërthejnë zjarret, ndërsa në Serbi vapa po shkakton thatësirë në disa zona.

Irani, plan për të vrarë Donald Trump. Del video në 3D, si ish-presidenti I shpëtoi plumbit të Krooks

Shërbimet sekrete amerikane kanë zbuluar një plan te Iranit për të vrarë ish-presidentin amerikan Donald Tramp. Ndërsa një video virale 3D zbulon se si ish-presidenti i shpëtoi mrekullisht atentatit vetëm falë lëvizjes së kokës së tij. Nis hetimi për shërbimin sekret.

Guardiola, kandidat për kombëtaren e Anglisë. Federata kërkon t’i japë fund epokës pa trofe

Federate Angleze mund t’i ofrojë Pep Guardiolës drejtimin e kombëtares pas largimit të Gareth Southgate. Nëse spanjolli do të pranonte, federata është e gatshme ta presë deri sa ai të përfundojë kontratën me Manchester City.

/tvklan.al