Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 17 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 17 Shtator 2024

Godinat e reja për administratën: Dy kompani fitojnë garën ndërkombëtare

10 studio prestigjioze paraqiten sot perpara nje jurie nderkombetare ne Tirane projektet per ndertimin e 4 objekteve te reja qe do te sherbejne si zyra per administraten publike. Kryeministri Rama thote se ato do te ofrojne ambiente dinjitoze.

Celibashi: Nuk ka kohë për votim elektronik në 6 qarqe. Maksimumi deri në 3 prej tyre

10 studio prestigjioze paraqiten sot perpara nje jurie nderkombetare ne Tirane projektet per ndertimin e 4 objekteve te reja qe do te sherbejne si zyra per administraten publike. Kryeministri Rama thote se ato do te ofrojne ambiente dinjitoze.

Mas nis procedurat për mbylljen e kolegjit “Wisdom”. Mediat italiane: Jepeshin diploma false, 9 në pranga

Ministria e Arsimit nis procedurat per mbylljen e kolegjit universitar Wisdom, per shkak te disa shkeljeve ligjore. Mediat italiane njoftojne se ky kolegj eshte perfshire ne nje skandal te falsifikimit te diplomave dhe se 9 persona jane arrestuar.

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, SPAK kërkon dënimin me 43 vite burg për pesë të akuzuarit

Prokuroria e Posacme Kunder Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit ka kerkuar denimin me 43 vjet burg te 5 personave te akuzuar per atentatin ndaj ish -prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje ne te cilen mbeti i vrare shoferi i tij.

Shpërthejnë njëkohësisht mjetet e komunikimit në Liban, 8 të vdekur dhe 2750 të plagosur. Hezbollah akuzon Izraelin

Të paktën 8 persona kanë vdekur dhe 2750 të tjerë janë plagosur në Liban pasi pajisjet që përdoren për të komunikuar shpërthyen të martën pasdite. Hezbollahu thotë se po heton arsyet e atyre që i quajti “shpërthime misterioze”, pas së cilave dyshon se qëndron Izraeli.

Von Der Leyen prezanton qeverinë e re të BE-së. Një sllovene merr zgjerimin, diplomacia i lihet Kallas

Prezantohen në Bruksel, anëtarët e rinj të kabinetit të dytë të Ursula Von der Leyen. Në krye të procesit të zgjerimit do të jetë politikania sllovene Marta Kos, ndërsa për punët e jashtme do te jete ish-kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas.

Akuza për dhunë në superligë. Drejtuesit e Partizanit: U goditëm në Laç nga tribuna vip

Dhunë në javën e 5 të Superligës. Në Lac, disa zyrtarë të Partizanit u goditen nga tribuna VIP, nga persona ende te paidentifikuar, ndersa klubi i kryeqytetit pretendon se u ushtrua dhune edhe ndaj futbollisteve.