#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Të ftuar: Zana Çela, Vserlo, Entela Shkodrani

Rudina – Zana Cela: TEA dhe Surprizat e Sezonit Veror 2024/ Si ishte ky vit?


Do të nisim programin e ditës së sotme duke u ndalur tek turizmi, I cili padyshim këtë edhe këtë
vit ka qenë kryefjalë për vendin tonë. Një vend i vogël si Shqipëria, me bukuri të pafundme
natyrore patjetër që duhet të vizitohet dhe të promovohet. Aplikacioni që u ka ardhur në
ndihmë jo vetëm shqiptarë por edhe shumë turistëve për të gjetur eventet apo edhe lokacione
të ndryshme për të vizituar është padyshim TEA (TOURISM EVENTS OF ALBANIA), një guidë të
mirëfilltë turistike. Se si shkoi ky sezon veror turistik, çfarë ndikimi pati në paketën turistike këtë vit organizimi ikalendarit turistik të eventeve, surprizat e tij etj etj kemi sot të ftuar drejtoren e përgjithshme
të Agjencia kombëtare e turizmit, Znj. Zana Çela

Rudina – Ndodh në muzikën shqiptare, VSerlo modifikon zërin e tij me AI për “3 vite pa ty”


Në pjesën e dytë të programit për ditën e sotme do të kemi të ftuar një këngëtar të ri mjaft të
veçantë si në stil ashtu edhe në mënyrën e tij të të bërit muzikë. Ai dëshiron të njihet me emrin
e artit Vserlo dhe sot do të performojë në studio për ne këngën e tij më të fundit dhe
më të veçantë në fakt “3 vite pa ty”.
E publikuar para pak ditësh më 1 Shtator 2024, “3 vite pa ty” vjen me tekst dhe muzikë nga vetë
artisti, por ajo ccka është bën të veccantë është që zëri është modifikuar me inteligjencë
artificiale dhe VSerlo do të na tregojë pas pak se pse dhe si e ka realizuar…Le ta ndjekim fillimish
në studio performancën e tij…

Rudina – Entela Shkodrani/ Nishanet: Kujdesi dhe Trajtimi pas një Vere me Shumë Diell


Në pjesën e tretë të programit për ditën e sotme do të ndalemi në fakt tek një temë e shëndetit
dhe kujdesit vetjak. Sapo kemi kaluar një verë të nxehtë dhe një ndër problematikat kryesore
që shfaqet pas plazhit dhe ekspozimit në diell janë padyshim nishanet.
Për to kemi folur për kujdesin që duhet të tregojmë përpara stinës së verës, por çfarë ndodh
tani pas plazhit? Cilat janë shenjat që nuk duhet të neglizhojmë dhe si të dallojmë nëse
nishanet që kemi në trup kanë ndryshuar dhe kanë nevojë për një vizitë tek dermatologia?
Për të folur më gjatë lidhur me këtë temë dhe gjithashtu për të na dhënë disa këshilla kemi të
ftuar dermatologen Prof.As.Entela Shkodrani.

/tvklan.al