#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare.

“Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Në emisionin “Opinion” u diskutua mbi atentatet ndaj kandidatit për president në SHBA, Donald Trump.
Në studio u tregua me skema edhe atentati i parë ndaj tij. Po ashtu u fol edhe për raportet e Trump me kundërshtaren Kamala Harris. Në fokus edhe sondazhet si vlerësohet deri më tani gara për president.
Në lidhje me këtë çështje Blendi Fevziu kishte dy të ftuar në studio, gazetaren Rosalba Bejdo dhe analistin Fitim Zekthin. Në lidhje të drejtpërdrejtë nga Uashingtoni, gazetarja Menada Zaimi dhe nga Amani, Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Amerikane për Luftimin e Ekstremizmit dhe Terrorizmit, Aranit Shehu.