Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 18 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 18 Shtator 2024

Shuhet në moshën 44-vjeçare ish-deputeti i PD, Gert Bogdani. Pësoi arrest kardiak

Zi ne politiken shqiptare. Ish-deputeti demokrat, Gerti Bogdani u shua sot ne moshen 44 -vjecare pas nje arresti kardiak qe pesoi rreth mesdites, teksa gjendej ne shoqerine e disa miqve te tij ne nje kafene ne qender te Tiranes.

Qeveria indekson pensionet me 4.1%. Përfitojnë mbi 791 mijë pensionistë

Qeveria vendosi te ideksoje pensionet me 4.1 perqind. Rritja do te nise nga 1 tetori dhe nga kjo shtese do te perfitojne mbi 791 mije pensioniste. Vlera ne buxhet perllogaritet te jete ne 1.69 miliarde leke per 3 muajt e fundit te ketij viti.

Mbyllet në mesnatë afati i aplikimit për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë

Mbyllen sot aplikimet per postin e Drejtorit te Pergjithshem te Policise. Afati eshte shtyre deri ne oren 24 per t’u dhene mundesine protokollimeve te aplikimeve qe jane nisur me poste. Deri tani jane administruar te pakten 10 aplikime.

Mashtrimet me “Plinko”, policia nis hetimet edhe për personat që e reklamojnë në internet

Policia nis hetimet per te verifikuar dyshimet se aplikacioni “Plinko” eshte pjese e nje skeme per te mashtruar qytetaret duke perfituar shuma te medha parash . Pjese e hetimeve jane edhe personat qe e reklamojne ate.

Valë e re shpërthimesh me radiomarrës në Liban. 9 të vrarë dhe mbi 300 të plagosur

9 persona të tjerë humbën jetën dhe mbi 300 u plagosën gjatë një vale të dytë shpërthimesh me radio-marrëse që ndodhën këtë të mërkurë në Liban. Pas sulmeve dyshohet se qendron Izraeli, i cili nuk ka bere ende ansje koment.

Japonia, e para në botë për 100-vjeçarët. 95 mijë persona kanë jetuar mbi 1 shekull, 90% janë gra

Japonia ka numrin me te madh te 100 -vjecareve ne bote. Sipas te dhenave zyrtare, ne vendin ishullor jetojne mbi 95 mije persona qe kane lindur perpara viti 1924. 90 perqind tyre jane gra.

/tvklan.al