Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 23 Korrik 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 23 Korrik 2024

11 parti regjistrohen për zgjedhjet në Himarë. Beleri zgjidhet nënkryetar i komisionit për peticione në PE

11 forca politike regjistrohen nga KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohëshme të Bashkisë Himarë. Ish-kryetari i zgjedhur i kësaj bashkie, Fredi Beleri, ndonëse në burg, zgjidhet nënëkryetar i komisionit për peticionet në Parlamentin Europian

“Daily Mail”, jehonë Shqipërisë turistike: Mirë se vini në Maldivet e Europës

Shqipëria turistike gjen sërish vend në faqet e para të mediave të njohura ndërkombëtare. Kësaj here është britanikja “Daily Mail” ajo që e cilëson rivierën shqiptare si maldivet e europës me ujëra bruz dhe një destinacion të ri turistik.

Shqiptarët po blejnë makina më të reja, 16 për qind janë me vit prodhimi 2011-2023

Vetëm 16 për qind e autoveturave në vendin tonë janë prodhim i viteve të fundit. Sipas INSTAT gjatë vitit të shkuar nga reth 700 mijë autovetura që kishte në vendin tonë, 111 mijë prej tyre ishin me vit prodhimi nga 2011 deri në 2023.

SPAK dërgon në gjyq ish-kryebashkiakun e Finiqit dhe 4 ish-zyrtarët. Akuzohen për “shpërdorim detyre”

Ish-kryetari i Bashkisë së Finiqit dhe 4 vartës të tijë janë dërguar në gjyq nga Prokuroria e Posaçme. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën duke zhvilluar tendera fiktivë.

Atentati ndaj Trump, dorëhiqet shefja e shërbimit sekret: Marr përgjegjësinë për dështimin e sigurisë

10 dite pas atentatit ndaj Donald Trump, shefja e Sherbimit Sekret Amerikan jep dorëheqjen nga detyra. Me ane te nje emaili njoftoi punonjësit e saj se aktin e ndërmori si pjesë e përgjegjësisë për dështimin e sigurisë ndaj ish-presidentit.

Euro 2024, rekord spektatorësh. 2,67 mln tifozë i ndoqën ndeshjet në stadiume

Kampionati Europian i Futbollit që u luajt në Gjermani vendosi rekordin e numrit më të lartë të tifozëve mes turneve kontinentalë të zhvilluar deri më tani. 2 milionë e 670 mijë shikues i ndoqën ndeshjet në stadiume.

/tvklan.al