Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 26 Korrik 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 26 Korrik 2024

Parlamenti, debate në seancën maratonë për ndryshimet e kodit zgjedhor

Parlamenti voton sot ndryshimet ne Kodin Zgjedhor, pas nje seance maratone te nisur prej dites se djeshme. Ndryshimet e dakordesuara nga socialistet dhe demokratet u shoqëruan me disa orë debate, pasi disa deputete te opozites i kundershtuan.

Zjarret në Kavajë dhe Rrogozhinë, në pranga 2 autorët. Balla: Bashkitë të shtojnë angazhimin

Arrestohen dy autorët e zjarrëvënies në Kavajë dhe Rrogozhinë që një ditë më parë rrezikuan edhe disa shtëpi. Ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se ata rrezikojnë dënim deri në 15 vite burg, ndërsa kërkoi nga bashkitë të shtojnë angazhimin

Daily Express: Himara, një copëz e parajsës Shqiptare. Vend me plazhe spektakolare

Pas Daily Mail është media tjetër britanike Daily Exprres ajo që i bën jehonë Shqipërisë Turistike. Në një artikull të gjatë ajo veçon Himarën si një copëz parajse ku gjenden plazhe spektakolare që duhen zbuluar.

Kukësi, qarku me më shumë vdekje nga zemra. 67 % e tyre vijnë nga sëmundjet kardiake

Rreth 67 për qind e fataliteteve në qarkun e Kukësit vijnë për shkak të sëmundjeve të zemrës. Më pas renditen Shkodra, Fieri dhe Dibra, ndërsa përqindjen më të vogël e ka Gjirokastra dhe Durrësi.

Harris, e ashpër me Netanjahun: Lufta në Gaza duhet të përfundojë tani

Zv/presidentja amerikane Kamala Herris përdori një gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit izraelit për konfliktin në Gaza, gjatë takimit me të në Uashington. Ajo kërkoi fundin e menjëhershëm të luftës dhe tha se nuk do të heshtë për vrasjet e civilëve.

Ceremonia e hapjes Paris 2024, për herë të pare në lumin Sena. Të pranishëm të gjithë lideret botërorë

Olimpiada e Parisit hapet sonte me një ceremoni madhështore, që për herë të mbahet jashtë një stadiumi. Në këtë event mbi 7 mije sportistet do të parakalojnë me 85 varka në ujërat e lumit Sena. Ndërsa marrin pjese edhe liderët botërorë, i pranishëm edhe kryeministri Rama.

/tvklan.al