Lajme, #edicioniinformativ ora 23:59 data 29 Korrik 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 29 Korrik 2024

Ministrat e rinj, në pritje të dekretit të presidentit. Parlamenti pritet të mblidhet nesër në seancë të posaçme

Parlamenti pritet të mblidhet nesër në seancë të posaçme për të votuar tre ministrat e rinj, të cilët duhet të dekretohen nga presidenti. Sot më shume se 30 deputetë socialiste firmosën që Elisa Spiropali të marrë drejtimin e Kuvendit.

Fluks udhëtarësh në portin e Durrësit. Lonely Planet: Riviera, destinacioni më i mirë  për gushtin

Flusk udhëtaresh në portin e Durresit, një prej portave kryesore turistike te vendit. Shqiperia vijon të tërheqë vëmendjen e mediave të huaja, me Lonely Planet që rekomandon rivierën si destinacionin më të mirë për gushtin.

Zbardhet misteri i vdekjes së biznesmenit Armandi Nelajt. I shpërtheu eksplozivi duke e vendosur në një anije

Zbardhet misteri vdekjes së biznesmenit Armandi Nelaj, i cili humbi jetën nga një shpërthim nën ujë në Sarandë. Policia thotë se atij i shpërtheu aksidetalisht një sasi eksplozivi që po tentonte ta vendoste në tragetin e linjes Sarandë – Korfuz.

Masakër në Angli, një 17-vjeçar vret me thikë 2 fëmijë e plagos 9 të tjerë. Kryeministri britanik: Të tronditur!

Një krim horror ndodhi në Angli. Një i ri ka goditur me thikë 11 fëmijë në Southport, e për pasojë dy prej tyre gjetën vdekjen, ndërsa 9 të tjerë mbetën të plagosur. Kryeministri britanik e cilëson ngjarjen si një tronditje, teksa autori është arrestuar.

Rritet numri i futbollistëve që luajnë jashtë vendeve të tyre. Brazilianët dominojnë botën, Franca kryeson në Europë

Rritet në mbarë botën numri i futbollistëve që luajnë jashtë vendit të tyre. Në rang global dominojnë brazilianët, ndërsa Franca po kthehet në prodhuesin më të madh të futbollistëve në Evropë.


/tvklan.al