lajme, #edicioniinformativ ora 23:35 data 30 Maj 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Del një tjetër video e dhunës ndaj avokatit Mëngjesi. Njëri nga të arrestuarit pranon krimin

Publikohet nje tjeter video e dhunes ndaj avokatit Sokol Mengjesi. Njeri nga autoret e arrestuar ka pranuar krimin, ndersa i dyshuari si porosites i saj ka mohuar perfshirjen. Avokati vijon te jete nderkohe ne gjendje kritike, i intubuar.

Kuvendi miraton komisionin e posaçëm për thellimin e reformave, opozita nuk e mbështet

Kuvendi miratoi vetëm me votat e mazhorancës vendimin për ngritjen e komisionit të posaçëm për thellimin e reformave dhe luftën kundër korrupsionit. 6 deputetë të opozitës votuan kundër, ndërsa pjesa tjetër nuk mori pjesë në votim.  


Arrestohet për gjobëvënie një gazetar. E paguanin dhe përdornin për lajme të rremë dy punonjës të AMP

Arrestohet per gjobvenie dhe falsifikim kompjuterik nje gazetar qe publikonte lajme te rreme ne nje portal te paregjistruar. Pranga edhe nje punonjesje te Agjencise se Mbikqyrjes Policore, ndersa nje shef sektori u shpall ne kerkim.


Vjedhja me mikrokreditë, sekuestrohen 10 milionë euro. Bllokohen llogaritë e krerëve të dy kompanive

Prokuroria e Tiranes sekuestron 10 milione euro ne llogarite bankare te administratoreve te dy kompanive te mikrokredive. Organi i akuzes thote se shumat jane perfituar duke detyruar qytetaret te paguajne interesa te larta.


Mbeten bosh 17 përqind e vendeve të punës si nëpunës civil. Shkak, pezullimet, largimet dhe emigrimi

17 perqind e vendeve per nepunes mbeten te paplotesuara ne vitin 2023. Nje raport i Komisionerit per Mbikqyrjen e Sherbimit Civil veren se pjesa me e madhe i perket administrates qendrore. Shkak mbeten pezullimet, largimet dhe emigracioni.


SHBA mund lejojë Ukrainën të përdorë armët e saj. Rusia: Do të aktivizojmë mbrojtjen bërthamore

Uashingtoni mund te lejoje Ukrainen te perdore armet amerikane me rreze të gjatë veprimi kundër territorit rus. Por Moska paralajmeron se nje vendim i tille do te coje ne aktivizimin e mbrojtjes bërthamore nga ana e saj.


Euro 2024, kombëtarja nis përgatitjet. Asllani lëshon sfidën: mezi pres të luaj me Italinë

Përfaqësuesja shqiptare nis pergatitjet per Kampionatin Europian te Futbollit. Mesfushori kuqezi Kristjan Asllani ndez atmosferen duke sfiduar Italine. FSHF publikon himnin e kombëtares per Euro 2024 të kënduar nga Kapital T.

/tvklan.al