Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 30 Qershor 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Hapet autostrada Thumanë-Kashar. Rama: I shërben zhvillimit të turizmit

Hepet autostrada Thumanë – Kashar, e vetmja rrugë në Shqipëri ku mund të ecet me shpejtësi deri në 130 kilometra në orë. Kryeministri Rama thotë se aksi me gjatësi 21 kilometra do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve dhe zhvillimit të turizmit.

Shpërndahen 200 tapitë e para ne Theth. Rama: Falim gjobat për ndërtimet pa leje

U shpërndanë sot pas 3 dekadash, 200 certifikatat e para të pronësisë në Theth. I pranishëm ishte edhe kryeministri Rama që prezantoi një projekt për zhvillimin e zonës. Rama u shpreh se në këtë zonë do të falen gjobat për ndërtimet pa leje.

Kampionati Europian, Sllovakia sfidon Anglinë. Në mbrëmje, Gjeorgji – Spanjë

Sllovakia po barazon 1 me 1 me Anglinë në sfidën e tretë për fazën e 1 të 8 të Kampionatit Europian që po luhet në Gjermani. Në mbrëmje surpriza e këtij europiani, Gjerorgjia do të sfidojë Spanjën pretendente.

Tifozët shqiptarë, të 4-tit në Europian. 95 mijë kuqezinj në 3 ndeshjet e grupeve

Rreth 95 mijë tifozë shqiptarë ishin të pranishëm në stadiumet gjermane gjatë 3 ndeshjeve të Kombëtares. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat ndërkombëtare, kuqezinjtë renditen të katërtit, mes 24 vendeve pjesëmarrëse në “Euro 2024”.

Brataj: Problem, përdorimi i drogave sintetike në timon. Në verë shtojnë aksidentet për shkak të festave

Kreu i urgjencës kombëtare, Skënder Brataj thotë stina e verës sjell gjithmonë një shtim të aksidenteve, por shqetësues po bëhet përdorimi i drogës në timon. Sipas tij problem janë drogat sintetike që mund të shkaktojnë pasoja të rënda.   

Franca voton sot në zgjedhje të parakohshme. Sondazhet: Fiton ekstremi i djathtë i Marine Le Pen

Franca voton sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sondazhet nxjerrin në krye partinë e ekstremit të djathtë të Marine Le Pen ndërsa koalicioni i presidentit Macron ka zbritur në vend të tretë pas aleancës së partive të majta.

/tvklan.al