Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 6 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo
Headlines 6 Shtator 2024
Ndryshime në të gjithë kupolen e policisë. Ministri Hoxha: Koha që stafeta të kalojë tek gjenerata tjetër

Pas doreheqjes se Muhamet Rrumbullakut, ministri i Brendshem, Ervin Hoxha paralajmëron ndryshime ne te gjithe kupolen drejtuese te policisë se shtetit, duke thene se tani eshte koha qe stafeta te kaloje tek gjenerata tjeter.

SHBA: Do të angazhohemi në komisionin anti-korrupsion. Presim transparencë e mbrojtje të pavaresisë së institucioneve

Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te angazhohen ne komisionin e posaçem AntiKorrupsionin. Ambasada amerikane thote se puna e komisionit duhet te jete transparente dhe ne mbrojtje te pavaresise se institucioneve.

Arrestohet në Nikël Marklen Haka, ishte në kërkim për dy tentativa vrasje ndaj Durim Bamit

Policia arreston në Nikël të shumëkërkuarin Marklen Hakën, pas informacionit se hyri ilegalisht në Shqipëri pasi erdhi nga Dubai. Emri tij doli ne komunikimet e aplikacionit SKAJ dhe akuzohet nga SPAK se u përfshi në dy tentativa për vrasjen e Durim Bamit.

Turistët e vjeshtës, 20% më shumë se 2023. Dominojnë turizmi kulturor dhe malor

Numri i turisteve mbetet i larte edhe ne ditet e para te vjeshtes. Tur -Operatoret thone se ka nje rritje me 20 perqind te prenotimeve, ne krahasim me vitin e kaluar dhe se dominojne turizmi kulturor e ai malor.

Vera 2024, më e nxehta në historinë e botës. Gushti shënoi një tjetër rekord temperaturash

Vera e ketij viti rezulton te jete me e nxehta ne historine e Tokes. Te dhenat e sherbimit Kopernikus, te Bashkimit Europian tregojne se Europa pati një rritje me 1.54 gradë Celcius mbi mesataren e 30 viteve të fundit.

Sfida me Ukrainën, Sylvinho: E vështirë, luajmë për fitore. Të gjithë lojtarët, të gatshëm

Trajneri i kombëtares Silvinjo e cilëson të vështirë sfiden e parë me Ukrainën për Ligën e Kombeve. Ai thotë se të gjithë lojtarët i ka në dispozicion dhe luajnë në Pragë për fitore. Ndeshje e nesërme do te transmetohet ekskluzivisht nga Tv Klan.

/tvklan.al