Elbasani priti edicionin e dytë të “Maratonës SKAMPA 2024”. Në këtë event morën pjesë jo vetëm sportistë shqiptarë, por edhe nga shtete të ndryshme si Franca, Gjermania, Amerika, Anglia e Mali i zi.

1300 sportistë garuan, nga të cilët 1000 nga qarku i Elbasanit dhe pjesa tjetër nga vende të ndryshme. Pjesmarrësit theksuan se në aktivitete të tilla duhet të aktivizohen sa më shumë të rinj, e gjithashtu se duhet të jenë në vëmendje të autoriteteve që të zhvillohen sa më shumë evente të tilla.

Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja vuri në dukje faktin se në këtë edicion risi ishte pjesëmarrja e lartë e të huajve dhe interesi i tyre për të garuar në qytetin e Elbasanit. Eventi ka rritur numrin e turistëve në qytet, ndërsa gjatë fundjavës fluksi ka qenë i madh dhe të gjitha hotelet e rezervuera.

Për mbarëvajtjen e garës sportive u angazhuan 150 punonjës të bashkisë si dhe efektivë të policisë bashkiake, e të policisë së shtetit. Maratona Skampa 2024 nisi në sheshin kryesor dhe përfundoi po aty.

Fitues u shpallën në tre disiplina 5 km, 15 Km dhe 21 Km.

Klan News