Lajme, #edicioniinformativ ora 23:50 data 9 Tetor 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 9 Tetor 2024

Presidenti Turk, Erdogan viziton nesër Tiranën. Do të inagurojë edhe Xhamine e Namazgjase

Presidenti turk, Erdogan, viziton nesër Tiranën. Ai do të pritet nga presidenti Begaj dhe nga kryeministri Rama, me të cilin do të ketë edhe një deklaratë për shtyp dhe së bashku do të marrin pjesë në inagurimin e Xhamisë së Namazgjase.

Rama rinis turin me diasporën. Në fundjavë në Nju Jork për takime me komunitetin shqiptar

Kryeministri Rama rinis turin e takimeve me diasporën. Ai do të udhëtojë në fundjavë në Nju Jork për t’u takuar me komunitetin shqiptar atje, ndërsa është parashikuar edhe një ndalesë për të takuar emigrantët që jetojnë në Londër.

Tensione në komisionet parlamentare. Shtyhet deputetja Milva Ikonomi, bllokohet “sterizilimi”

Tensione në komisionet paralamentare. Kryetari i grupit parlamentar socialist, Niko Peleshi publikon nje video ku dy deputete demorkate shtyjnë ish -ministren Milva Ekonomi. Debate e fyerje edhe tek komisioni hetimor për Sterizilimin.

SPAK: Po manipulohen bisedat e përgjimeve të “Sky” për politikanë e personazhe publike

Prokuroria e Posacme Kunder Krimit dhe Korrupsionit sqaron se disa pergjime ne aplikacionin Sky po manipulohen dhe po qarkullojne ne aplikacionin Sinjal duke sajuar biseda ku perfshihen politikane e perzonazhe publike.

Uragani “Milton” godet gjirin e Floridës. Presidenti Biden e quan “stuhia e shekullit”

Florida në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vënë në alarm nga uragani “Milton” i cili po godet me tornado dhe erëra që kanë arritur deri në 250 kilometra në orë. Presidenti Xho Bajden e ka konsideruar si “stuhia e shekullit”.

Kuqezinjtë, përgatitjet e fundit përpara nisjes në Çeki. Mitaj: Jemi më të fortë se 1 vit më parë

Kuqezinjë bëjnë pergatitjet e fundit para nisjes për në Pragë, ku do të përballen me Çekinë, në ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve. Mbrojtjesi Marjo Mitaj thotë se skuadra është më e fortë se një vit më parë.