#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Të ftuar:

Brixhida Muça: Themeluese e qendrës “Lumturo dhimbjen”

Elis Musaraj: Terapist

Gentjan Muça: Sportist

Vita Beshiri

Në skype:

Enkelejda Zelaj: Terapiste

2 receta nga Zonja Vjollca

Pulë mesdhetare në tigan

1.2 kg mish pule “Tik tik”
2 degë rozmarinë
2.3 gjethe dafinë
2 feta lëkurë limoni
100 ml verë të bardhë
80 gr domate të thata në vaj
50 gr ullinj
15 gr kaperi ( të shpërlarë )
30 gr stika pishe ose bajame ( të pjekura )
1 gotë ujë
2 lugë gjelle majdanoz i grirë hollë
Kripë + piper të zi
Vaj ulliri

Në një tigan të thellë ngrohim pak vaj + gjalp dhe skuqim copat e pulës derisa të zverdhen pak. Aromatizojmë mishin me 2 degë rozmarinë + dafinë + 2 feta lëkurë limoni. E shuajmë mishin me verë të bardhë dhe e lëmë pak sa të avullojë alkoli i saj. Kthejmë copat e mishit dhe shtojmë në tigan domatet të kulluara nga vaj. Shtojmë në tigan domatet të prera në shirita, ullinjtë + kaperin të shpërlarë nga kripa + stikat e pishës ( të pjekura më parë ) Largojmë nga tigani gjethet e dafinës dhe rozmarinen, shtojmë 1 gotë ujë rreth 150 ml ujë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe vendosim kapakun për ta lënë pulen të gatuhet për 25 min. Kontrollojmë shijen e lagështirës nëse ujë shteron shumë mund të shtojmë dhe 50 ml ( 1 filxhan kafeje ) Pas 25 min shtojmë pak majdanoz dhe gjithçka është gati për tu servirur.

Qumështor

1 litër qumësht
1 gotë sheqer ( 150 ml )
60 gr miell
60 gr niseshte
Vanilje
4 kokrra vezë
50 gr gjalp

-Për lyerjen e sipërfaqes së qumështorit

1 vezë
2 lugë gjelle sheqer
2 lugë gjelle ujë

Vendosim në zjarr 800 ml qumësht të ngrohtë, ndërkohë në një tas vendosim sheqerin, miellin, niseshten, vaniljen e përzierë. Të gjithë këto përbërës i tresim në 1 gotë qumësht ( 200 ml ) i përziejmë duke shtuar dhe vezët në të. I përziejmë me tel dore e më pas bashkojmë tasin me vezë me qumështin e ngrohtë duke përzierë vazhdimisht derisa të na formohet një krem i trashë dhe të fillojë të vlojë. E transferojmë kremin nga tenxherja në një tavë mesatare. Përziejmë përsëri në një tas të vogël vezen, sheqerin dhe pak ujë. Shpërndajmë sasinë në sipërfaqen e tavës me ndihmën e një spatule ose furçe dhe e vendosim qumështorin në furrë në temperaturen 170 gradë për 40-45 min, pasi të piqet e ftohim dhe e presim në copa.

Maratona e Tiranës “Vrapo për autizëm” ju mirëpret me datë 20 tetor

Historia e binjakëve me autizëm si u përmirësuan në zhvillimin e tyre

Realiteti i vështirë i fëmijëve me autizëm/ “Prinderit nuk i nxjerrin nga shtëpia për vite të tëra