Ralf Schumacher ka zbuluar se është në një lidhje homoseksuale.

Gjermani 49-vjeçar ka postuar një foto në rrjetet sociale krah një burri që duket se është partneri i tij, me duart hedhur në bel teksa vështrojnë perëndimin.

Gjëja më e bukur në jetë është kur ke partnerin e duhur në krah me të cilin mund të ndash gjithçka”, shkroi ai në diçiturë.

Schumacher ka fituar 6 Grand Prix gjatë karrierës së tij në Formula 1,  ka marrë pjesë në 180 gara dhe është ngjitur 27 herë në podiumin final. Ai është vëllai më i vogël i shtatë herë kampionit të botës, Michael Schumacher.

David, djali i garuesit i cili vjen nga martesa e tij e parë me ish-modelen Cora-Caroline Brinkman, komentoi në postimin e të atit.

“Jam shumë i lumtur që më në fund  ke gjetur dikë me të cilin ndihesh vërtet rehat dhe i sigurt, s’ka rëndësi nëse është burrë apo grua, unë jam 100% me ty babi dhe të uroj më të mirat”.

Nga komenti i një mikeshe, bëhet me dije se emri i partnerit të Ralf Schumacher është Etienne./tvklan.al