Lana Del Rey okKëngëtarja e famshme, Lana Del Rey po përjeton një romancë të bukur me djalin e drejtorit të “Vogue” Italia.

Lana dhe Francesco Carozzini, që mban postin e drejtorit të fotografisë të revistës “Vogue”, tashmë nuk e fshehin më lidhjen e tyre, madje dalin në publik edhe duke parë ndonjë ndeshje të botërorit, duke shkëmbyer vazhdimisht puthje dhe përqafime.

Por romanca e këngëtares po trazohet nga ish-i dashuri i saj, i cili ka thënë për “TMZ” se marrëdhënia e tyre nuk ka përfunduar dhe se jo çdo që shkruhet duhet besuar, madje nuk duhen besuar as fotot.

Mbetet për tu parë nëse lidhja e re e këngëtares, Del Rey nuk është ashtu siç duket.

M. Sejdini