Nëntë sfidat e para të raundit të dytë në Europa League, prodhuan 27 gola të shënuar.

Tottenham vuajti në transfertën hungareze ndaj Ferencvaros, por ia doli të triumfojë me rezultatin 2-1.

Fitore regjistroi edhe Lazio, që mposhti me shifrat e thella 4-1 skuadrën e Nice-s. Qarabag zhgënjeu totalisht në shtëpi, duke humbur 2-1 ndaj Malmo-s.

Triumf i pastër i grekëve të Olympiacos në shtëpi ndaj Braga-s, skuadër të cilën e mundën 3-0. Ajax zhgënjeu totalisht në transfertë ndaj Slavia Pragës, duke barazuar 1-1, ndërsa në barazim u mbyll edhe sfida e Galatasaray-t ndaj letonezëve të RFS.

REZULTATET:

/tvklan.al