Juventus është klubi italian që ka përfituar më shumë nga shitja e futbollistëve nga 2020. Më shumë se 540 milionë Euro kanë hyrë në arkat e bardhezinjve ku transferimi më i bujshëm është ai i De Ligt te Bayren Munchen në sezonin 2022-2023.

Klubi gjerman pagoi 67 milionë Euro për mbrojtësin holandez. Në këtë renditje më pas vjen Atalanta me vetëm 3 milionë Euro më pak përfitime dhe Inter me 458 milionë në 4 vitet e fundit.

Në këtë klasifikim nga në dhjetë më të mirat ka klube më modeste si Sassuolo apo Verona. Pikërisht kjo e fundit e ka kaluar shifrën 200 milionë Euro nga transferimet, ku ai më i larti ishte i Marash Kumbullës.

Roma shpenzoi më shumë se 26 milionë Euro për mbrojtësin shqiptar kur e mori në merkaton e verës në sezonin 2021-2022.

Tv Klan