Legalistët kërkojnë shtyrjen e datës së re të referendumit të Kushtetutës. Në  një konferencë para shtypit, ata shprehën shpresën se diçka e tillë do t’u jepte dhe njëherë shancet të gjitha partive politike për t’u mbledhur në një tryezë dhe për të diskutuar mbi Kushtetutën. Ata vazhdojnë t’i përmbahen idesë se tyre se para se të miratohet Kushtetuta, duhet që të bëhet referendumi për përcaktimin e formës së regjimit. Sipas drejtuesve të partisë, legalistët nuk do të marrin pjesë në referendumin e 22 Nëntorit ndërkohë që do t’u qëndrojnë në kokë votimeve në mënyrë që mos të bëhen abuzime apo manipulime.

Pamje Partia e Legalitetit konferencë shtypi./tvklan.al