Lëkundjet ndihen në Elbasan, Fier, Peqin e Tiranë

Një tërmet me magnidutë 4 të shkallës rihter ka goditur këtë pasdite Shqipërinë.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në qytetin e Lushnjës, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet e Elbasanit, Fierit Peqinit dhe Tiranës.

Deri më tani nuk njoftohet për dëme materiale apo në njerëz. Që prej tërmetit të 26 Nëntorit që goditi vendin, ka patur lëkundje të tokës, por fatmirësisht me magnidutë të vogël. 

Tv Klan