Futbollisti i Kombëtares Ermir Lenjani ka sulmuar të hënën trajnerin Christian Panucci, duke theksuar se do të refuzojë çdo ftesë për të luajtur për ngjyrat kuq e zi për sa kohë në krye të bankinës të jetë italiani.
Në një postim në rrjetet sociale, Lenjani tha se që nga viti 2013 kur është bërë pjesë e Kombëtares, ka qenë gati gjithmonë, ka sakrifikuar shumë, është gjakosur, ka qarë e ka qeshur si futbollist i Shqipërisë.
Ai tha se ka pranuar edhe stolin, por është respektuar gjithmonë derisa në stolin e Kombëtares erdhi Panucci.
“
Tani në dy vitet e fundit jam duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, por po injorohem nga trajneri momental i Kombëtares. Nuk kam luajtur asnjë minutë në Ligën e Kombeve, por nuk kam bërë zhurmë dhe kam vazhduar të punoj edhe më fort. Kur lëndohen 4-5 lojtarë trajnerit i bie në mend që luan dikund Ermir Lenjani dhe më dërgon ftesë. Faleminderit, por jo. Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren sa të jesh ti aty. Kam kontribuar shumë dhe meritoj respekt.
”
Lenjani tha se dashuria e tij për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja e Panuccit për të. “
Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djalë i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar
.” /tvklan.al