Pas vizitës së Kryeministrit në spital dhe pas kritikës që iu bë Ministrit të Shëndetësisë Solis, duket se diçka do të ndryshojë. Është kritikuar përveç cilësisë së asaj që është ndërtuar si dhe për sallën e gatimit. Edhe lavanteria linte mjaft për të dëshiruar.

I gjendur përballë fakteve, kreu i Qeverisë ka bërë që dhe kreu i Shëndetësisë të gjendet përballë kritikave të vërteta. Megjithëse Kryeministri ishte për të përuruar, ai ka kritikuar. Vetë Solis i ka pohuar duke u justifikuar dhe shpjeguar. Megjithatë gjendja e spitaleve tona nga ne dihen mjaft mirë, por çfarë thotë një ditë më pas ministri i kritikuar.

Është një problem i trashëguar prej vite e vite qysh nga koha e Zogut, dhe janë spitale tejet të konsumuara, të amortizuara, të ndertuara pa një strukturë. Gjithçka është çeshtje kostoje. Nuk mund të ndërtosh oaze në shkretëtirë. Brenda një periudhe prej tre vjetësh ne do shohim ndryshime të jashtëzakonshme. Përsa i përket pastërtisë është një diçka që zor se do të falet.”

Gjithsesi vizita kishte efektet e saj. U desh vizita e parë e Kryeministrit që të sëmurët që do të shtrohen pas kësaj vizite të ndihen më mirë./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti