Kryeministri Albin Kurti nuk ka komentuar takimin e sotëm në Bruksel. Ai i konsideron masat e presidentit serb ndaj Kosovës si fushatë për konflikte të reja.

Pjesë të fushatës agresive për konflikte të reja, i konsideron kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, masat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç për Kosovën.

Teksa rikujtoi tri kushtet e tik, Kurti u shpreh se të njëjtat janë racionale e paqësore.

“Së pari duhet të flisni për tri kushtet që i kam vënë unë, e që janë kushte paqësore dhe racionale, do të thotë janë dorëzimi në autoritetet kosovare i Millan Radojiçiçit, është nënshkrimi i marrëveshjes dhe është gjithashtu tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiç, e cila tha që nuk e pranon as pavarësinë e Kosovës, as ulësen në OKB për Kosovën dhe as nuk e respekton integritetin territorial të Kosovës.”

E kërkesat e presidentit serb sipas tij janë joracinoale.

“Ato kërkesat e tij, masat e tij bëhen nga një dëshpërim dhe paraqesin jo-racionalitet e nuk janë aspak paqësore, por përkundrazi pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja që pa dyshim nuk kanë vend as në Kosovë.”

Ndërsa ka reaguar edhe për hedhjen e një koktej molotovi në një shtëpi në veri të Mitrovicës.

“Ka deklaruar tashmë Policia e Kosovës edhe ne do ta bëjmë sanimin e këtij dënimi. Ndërkaq, ata të cilët e bënë këtë krim me këtë koktej molotovi pa dyshim që do të ndiqen nga organet e Republikës së Kosovës.”

Ndërsa SHBA-ja u ka bërë thirrje të dyja vendeve të përmbahen nga retorika nxitëse, veprimet e pakoordinuara dhe aktet legjislative që bien ndesh me përpjekjet për normalizim të raporteve ndërmjet dy vendeve.

Tv Klan