Lajme Arkiva 2003

Lirohen në sallën e gjyqit marinarët e anijes Anastasia II me të cilën u trafikuan 5 klandestinë pakistanezë.

Prokuroria e rrethit të Durrësit akuzohej për dhënie ndihme, për kalim të paligjshëm të kufirit vetëm 2 prej anëtarëve të ekuipazhit të anijes greke, për S. A. 42 vjeç dhe G.R. 47 vjeç njëri nga Siria dhe tjetri nga Bangladeshi, gjykata vendosi detyrim paraqitjeje.

Ndërkohë para dy ditësh prokuroria ka liruar pa asnjë akuzë 4 anëtarët e tjerë të ekuipazhit të cilët u arrestuan të dielën në mbrëmje. Sipas akuzës e gjithë përgjegjësia e trafikimit bie mbi kapitenin grek K.S. i cili është shpallur në kërkim.

Ndërkohë dy marinarët gjykuar sot akuzohen si bashkëpunëtorë të kapitenit. Në datë 17 Mars Anastasia II u ankorua në portin detar të Durrësit me 12 pasagjerë në bord dhe u largua të nesërmen me 5 më pak. Ata ishin klandestinët pakistanezë.

Në datën 28 Mars anija u rikthye në Durrës dhe policia e bllokoi atë. Tashmë anija do të qëndrojë në kalatë deri në fund të procesit hetimor./tvklan.al