Lirohet nga burgu ish-avokati Alban Bengasi i cili ishte dënuar nga gjykata e posaçme pasi i ofroi Nuredin Dumanit 120 mijë euro që t’i dhunonte gruan. Lirimi i tij u bë me vendim të gjyqtarëve Florjan Kalaja, Engert Pëllumbi dhe Dhimitër Lara, pas përfundimit të periudhës së dënimit.

Ish-avokati u dënua me dy vite heqje lirie, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. Përfundimisht Bengasi u dënua me 1 vit e 4 muaj burg. SPAK kishte kërkuar 4 vite e katër vuajtje dënimi, duke pretenduar të shpallje fajtor edhe për pjesëmarrje në grup kriminal, por togat e zeza e gjetën fajtor vetëm për dhunë në familje.

Rasti i Bengasit u zbulua nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili i tha hetuesve se nuk kishte pranuar, duke i thënë ish-avokatit se nuk merrej me gra.

Alban Bengasi u shpall në kërkim gjatë operacionit Plumbi i Artë dhe u arrestua në shtator të vitit të shkuar në Rinas, sapo u kthye nga Dubai.

Klan News