Lojtarët e Realit parakaluan mbrëmjen e së dielës me trofeun e kampionit të Europës. Me mijëra tifozë brohoritën idhujt e tyre.

Autobusi i hapur u ndal në sheshin Sibeles ku përkrahësit më të zjarrtë nisën festimet që të shtunën. Kapiteni Ramos u ngriti kupën e Champions, për të treguar zotërimin e realit në vitetet e fundit në kontinent.

Një tjetër trofe që u shtua në historinë e Realit të Madridit, që këtë sezon fitoi edhe kampionatin në Spanjë.

Tv Klan