Kërkesat nga tregu i punës kanë bërë që të rritet interesimi për arsimin profesional. Numri i nxënësve në shkollën profesionale në Lushnjë është shtuar ndërsa ata studiojnë në degë të ndryshme. Të rinjtë shprehen se e kanë të sigurtë punësimin.

“Unë e kam zgjedhur informatikën sepse është dega e së ardhmes dhe mendoj se e kam pasion.”

“Është dega më e mirë sot për sot. Elektriku është puna më e pastër.”

“Po kështu besoj. Po të dyja.”

Kjo shkollë nuk ofron vetëm arsimimin, por edhe praktika në biznese të ndryshme.

Thoma Billo, mësues: Po e kanë të ndarë sipaas viteve. I kemi ndarë praktikat në biznes.

Edhe prindërit janë ndërgjegjësuar dhe i shtyjnë fëmijët e tyre drejt arsimit profesional.

Ardian Prifti, drejtori i shkollës: Ka një sensibilizim duke parë nevojat e tregut për vende pune dhe kështu ka një dyndje në shkollat profesionale.

Në shkollën profesionale në Lushnje studiojnë në total 455 nxënës.

Klan News