Ylli i muzikës poston videon për 40-vjetorin e albumit të parë

Mbretëresha e muzikës Pop, Madona festoi 40-vjetorin e publikimit të albumit të parë që mban edhe emrin e saj. 64-vjeçarja përshëndeti duke kërcyer me një prej hiteve të saj, 19 milionë ndjekësit në Instagram.

Videon e shoqëron edhe me komentin ku shprehet se mundësia që ka për të lëvizur trupin për të vallëzuar sadopak, e bën të ndihet si Ylli më me Fat në botë, siç titullohet një prej hiteve të atij albumi.

Madona duket se e ka lënë pas të keqen më të madhe, që i shkaktoi një infeksion bakterial, prej të cilit iu desh të qëndronte për disa ditë në terapi intensive në spital, që prej 28 Qershorit. Ajo anuloi edhe një tur muzikor në Amerikën e Veriut, por tha se sapo të merrte veten plotësisht, do i rikthehej dhe do të vazhdonte sipas planit koncertet në Europë në Tetor.

Tv Klan