Në vijim të hetimeve, pas zbulimit të laboratorit të drogës në fshatin Rrotull të Ishmit, një tjetër person ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit.

I arrestuari është 25 – vjeçari Ervis Dama, banues në Shkafane të Ishmit.

Sipas policisë, Dama dyshohet se kryente funksionin e transportuesit të punëtorëve, në mjetin tip furgon me targa AA 039 BK, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ditën e djeshme, policia arrestoi gjithashtu Julian Daman, 27 – vjeç dhe Altin Lleshin, 32 – vjeç. Edhe këta dyshohet se gjithashtu kryenin funksionin e transportuesve të punëtorëve.

Më datë 22 në fshatin Rrotull, të Ishmit u konstatua një banesë, e cila ishte pështatur për pastrimin, tharjen dhe magazinin e lëndës narkotike dhe u sekuestruan 300 kilogramë kanabis.

Vila dy katëshe u gjet disa kilometra larg ku u rrëzua dhe avioni i pilotit italian./tvklan.al