Shoferi largohet nga vendi i ngjarjes, i moshuari në spital jashtë rrezikut për jetën

Një automjet ka përplasur një kalimtar në fshatin Shënkoll në Lezhë. I lënduar ka mbetur Gjergj Paçuku, rreth 80-vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Të plagosurit i erdhën në ndihmë banorët e zonës, deri sa erdhi autoambulanca. Sipas burimeve i moshuari u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Klan News